Blitz

 Breaking News

Jepet pretenca – Prokuroria kërkon 17 vite burg për Emiljano Shullazin

Jepet pretenca – Prokuroria kërkon 17 vite burg për Emiljano Shullazin
October 02
15:43 2018

Ka përfunduar seanca në Krimet e Rënda për Emiljano Shullazin dhe bashkëpunëtorët e tij. Mësohet se gjatë leximit të pretencës, prokurorët kanë kërkuar 17 vite burg për Shullazin dhe 15 vite burg për Gilmando Danin. Gjithashtu, Prokurorët e Krimeve të Rënda kanë kërkuar 10 vite burg për Blerim Shullazin, ndërsa për Endrit Qyqjen e Endrit Zelën, 11 vite burg.

Tre prokurorët e pranishëm në sallë (mungonte Donika Prela) kërkuan në total 64 vite burg për bandën dhe pohuan se Shullazi bashkë me shokët e tij kanë kryer disa vepra penale. Emiljano Shullazi u quajt fajtor për drejtimin e kësaj bande por edhe kanosjen për shkak të detyrës të dekanit Dhori Kule dhe rektorit Mynyr Koni.

Të pranishëm në seancë kanë qenë edhe përfaqësues të Ambasadës Amerikane dhe Gjermane e sigurisht gjithçka u moniturua nga forca të shumta policore. Autoblinda, FNSH, Forca speciale të gjithë të armatosur rëndë rrethuan institucionin. /Blitz.al/

 

 

Share