Blitz

 Breaking News

“Janë fis kriminelësh”, rrëfimi i Xhisiela Malokut: Më dogji me cigare në kofshë. U kërcënova me jetë ndaj…

“Janë fis kriminelësh”, rrëfimi i Xhisiela Malokut: Më dogji me cigare në kofshë. U kërcënova me jetë ndaj…
September 27
16:31 2018

Sot është zbardhur dëshmia e shtetases Xhisiela Maloku, vajza e cila ka denoncuar djalin e deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja. Maloku pretendon se Rexhep Rraja e ka dhunuar fizikisht dhe e ka djegur me cigare në kofshë. Madje sipas saj nga dhuna që ka pësuar në një dhomë hoteli ku e ka marrë me kërcënimin e pistoletës, ajo ka humbur ndjenjat dhe nuk mban mënd nëse është abuzuar më të apo jo.

“Panorama” ka zbuluar procesverbalin e firmosur nga oficeri i Policisë Gjyqësore, Emiljano Nuhu, e cila mban datën 30.07.2018.

Xhisiela pohon se ka patur lidhje me djalin e deputetit prej 5 vitesh, por më pas ai e ka ndarë dhe e ka kërkuar sërish. Në dokument theksohet se Xhisiela Maloku ka marrë kërcënime deri me vdekje.

Në dëshminë e saj ajo thekson se Rexhep Rraja i ka drejtuar pistoletën dhe më pas e ka çuar në hotel.

Ajo ka treguar arsyet pse ajo e ka tërhequr herën e parë kallëzimin ndaj Rexhepit.

Në dëshminë ekskluzive të siguruar nga “Panorama”, vajza nga Nikla sqaron se herën e parë ka tërhequr padinë për shkak se është kërcënuar me vrasje.

Para oficerit, Emiljano Nuhu ajo ka thënë se nuk e ka babain dhe se jeton vetëm me nënën dhe motrën.

Unë e tërhoqa sepse shtetasi Rexhep Rraja më kërcënoi se do më vriste, ata janë fis kriminelësh rrinë gjithmonë me pistoletë, unë nuk e kam babain më është vrarë në vitin 1997, jetoj me mamin dhe motrën”, ka thënë Xhisela.

Më tej ajo ka treguar se si shefi i Policisë së Krujës e ka tallur, duke thënë se “ai që të do të rreh”.

Xhisela ka deponuar se Rexhep Rrahja, Ramazan Rrahja dhe shtetasi Redjan Rrahja e kanë marre me forcë dhe e kanë goditur për shkak se ka kishte bërë kallëzimin në policinë e Tiranës.

Ajo është kërcënuar me jetë që të tërheqë denoncimin, pasi sipas atyre i kishte hapur shumë punë. “’Do të të vrasim’, me vendosi në barkë pistoletën, e mbushi dhe më tha që sot nuk ke shpëtim se na ke hapur shumë punë k*rvë e m*tit”, ka treguar Xhisela në dëshminë e saj.

Dëshmia e Xhisiela Malokut

Pyetje: Çfarë marrëdhënie ke pasur me shtetasin Rexhep Rraja, dhe cilit person i ke shprehur shqetësime lidhur me përndjekjen që ju ka bërë ku shtetas?

Përgjigje: Unë shtetasin Rexhep Rraja e kam njohur afërsisht në vitin 2012, dhe me të kam krijuar një marrëdhënie dashurie. Kjo marrëdhënie ka zgjatur deri në vitin 2017. Dua të shpjegoj seë gjatë kësaj kohe unë i kap pasur shumë mirë marrëdhëniet me disa zënka të vogla verbale, por jo me dhunë fizike. Ndarja erdhi me kërkesën e shtetasit Rexhep Rraja. Unë nuk pranova të ndahesha dhe i kërkova llogari pse po ndahemi, ai nuk më jepte asnjë përgjigje. Unë s’po e kërkoja më dhe pastaj filloi ai të më kërkonte. Filloi të më marrë në telefon dhe më vinte të më takonte.

Pyetje: Kur të ka goditur për herë të parë shtetasi Rexhep Rrahja dhe në ç’vend.?

Përgjigje: Unë nuk e mbaj mend kur më ka goditur për të parë shtetasi i lartpërmendur, por mbaj mend herën e fundit që ndodhi në datën 19.07.2018. Dua të shpjegoj që në këtë datë më kishte parë në rrugë dhe më mori në telefon, dhe më tha hajde me tako se dua të sqarohemi. Unë shkova e takova tek puna e tij në rrugën Fushë Krujë-Vorë përballë hotel “Boçi”. Filloi të ulëriste me fjalë dhe më kapur prej flokësh. Më solli një shoqe sms që a do dalim sot në ato moment ky më mori telefonin dhe ma theu, duke më thënë me kë do dalësh sot… Dua të them që, këto veprime i bëri kur unë isha në makinë me të përballë punës së tij më pas u nis me makinë drejt hotel “Boçi”. Unë nuk pranova të shkoj lart në hotel me të, por me mori duke më bërë presion me anën e pistoletës.

Pyetje: Sa kohë ndejtët në hotel dhe a kryet marrëdhënie seksuale?

Përgjigja: Unë ndejta me të në hotel rreth një orë, gjatë kohës që ndejtëm në hotel më gjuajti me shpulla, me grushta dhe më drejtoi pistoletën. Më dogji me cigare në kofshë dhe më goditi në pjesën e kokës me pistoletë. Mua më ra të fikët dhe u përmenda më vonë… nuk më kujtohet a bëmë marrëdhënie seksuale, kur u përmenda po më merrte me të mira dhe më pas unë dola më para nga hoteli. Ai shkoi të paguajë lekët tek recepsioni dhe me erdhi poshtë tek makina, ku unë po e prisja duke më përfqafuar dhe duke më bere lajka që unë mos të vija në polici për kallëzim. Shqetësimet e mij në lidhje me Rexhepin unë ja kam shprehur shoqeve të mija shtetasve, E.S, S.Z dhe motrës time A. Maloku.

Pyetje: Cila është arsyeja që ju nuk dhatë kallëzim në komisariatin numër 6?

Unë e tërhoqa sepse shtetasi Rexhep Rraja më kërcënoi se do më vriste, ata janë fis kriminelësh rrinë gjithmonë me pistoletë, unë nuk e kam babain më është vrarë në vitin 1997, jetoj me mamin dhe motrën. Nga fillimi  i vitit 2018, unë kam shkuar në komisariat e Krujës, kam bërë një deklaratë tek inspektori i zonës shtetasi Sabri Dani, këtë deklaratë e ka firmosur dhe motra ime A. M. tek deklarata kemi shkruar që nuk kemi probleme dhe i kemi sqaruar konfliktet. Aty me doli një person tullac dhe mu prezantua si shefi i madh dhe më tha që ‘ai që të të do të rref’, atë ditë dhe më kishte rrahur shumë Rexhepi, mbaj mend që isha bërë me gjak. Dua të shpjegoj që kallëzimi i radhës është ai i datës 21.07.2018, në komisariatin Nr.3 në Tiranë, këtë radhë nuk kam firmosur deklarata që i kam zgjidhur problemet, por kam kallëzuar për përndjekje shtetasin Rexhep Rraja.

Pyetje: Kush të njoftoi që të paraqiteshe në Stacionin e Policisë në orën 20:00 të datës 21.07.2018, dhe të jepje deklarim?

Përgjigje: Rreth orës 20:00 ka ardhur tek banesa ime në fshatin Nikël, shtetasi Rexhep Rraja, Ramazan Rraja dhe shtetasi Redjan Rraja, dhe më kanë marre me zorrë duke më thënë na hape punë për çfarë ke shkruar përsëri në komisariatin e Policisë Nr.3 në Tiranë, dhe na ke kallëzuar , unë i mohova dhe i thash që nuk kam qenë në polici, Rexhepi më kapi nga flokët dhe më gjuajti me shkelma dhe më futi në makinën e tij, dhe më thoshte që do e tërheqësh denoncimin ose do të të vrasim me vendosi në barkë pistoletën, e mbushi dhe më tha që sot nuk ke shpëtim se na ke hapur shumë punë ku*vë e m*tit.

Share