Blitz

 Breaking News

Itali, shqiptari qëllohet me plumb në fytyrë

Itali, shqiptari qëllohet me plumb në fytyrë
January 11
10:26 2017

Një i ri shqiptar në Itali është qëlluar me armë zjarri në fytyrë, në tentativë për ta vrarë atë.

Mediat italiane kanë raportuar se ngjarja ka ndodhur në një zonë të Milanos të quajtur Bollate, rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme, jashtë një klubi nate.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, por mësohet se është 21 vjeç, është qëlluar me plumb në faqe dhe plumbi i ka kaluar në krahun tjetër të faqes, por fatmirësisht i ka shpëtuar atentatit dhe aktualisht thuhet se është jashtë rrezikut për jetën.

Karabinierët italianë kanë nisur hetimet për ngjarjen dhe nuk dihet ende shkaku që ka sjellë të shtënat, por dyshohet për tregtinë e drogës në zonën ku ka ndodhur ngjarja.

Megjithatë, hetimet e mëtejshme pritet të zbardhin në detaje ngjarjen.  /Blitz.al/

Share