Blitz

 Breaking News

Itali, shkon në 10 numri i viktimave nga moti i keq

Itali, shkon në 10 numri i viktimave nga moti i keq
October 30
14:32 2018

Moti i keq ka përfshirë sërish gadishullin Apenin. Sipas mediave italiane, për shkak të erërave të forta dhe reshjeve kanë humbur jetën 10 persona.

Situata vijon të jetë shqetësuese në shumë rajone të Italisë, erërat e fuqishme janë mbi 100 kilometra në orë, ndërsa dallgët e detit shkojnë deri në 7 metra lartësi. Sipas raportimeve, në 48 orë ka pasur mbi 7 mijë ndërhyrje të ekipeve të shpëtimit të kryera në të gjithë vendin.

Në Lazio ka pasur përmbytje të shumta dhe rrëzim pemësh, autoritetet italiane kanë mbyllur shkolla dhe aeroporte në shumë zona, ndërkohë që janë shkaktuar shumë dëme materiale. /Blitz.al/

Share