Blitz

 Breaking News

Itali – Po ktheheshin nga Muaji i Mjaltit, çifti shqiptar kapet me 5 kilogramë kokainë

Itali – Po ktheheshin nga Muaji i Mjaltit, çifti shqiptar kapet me 5 kilogramë kokainë
October 06
10:46 2018

Një operacion i policisë së qytetit të Romës në bashkëpunim me forcat doganore në aeroportin Fiumicinos kanë arritur të zbulojnë një çift të ri shqiptarësh të cilët kërkonin të transportonin një sasi të konsiderueshme kokaine.

Dy të rinjtë, të sapomartuar ishin duke u kthyer nga Sao Paolo ku kanë kaluar Muajin e Mjaltit dhe kanë ndaluar tranzit në Romë, për t’u nisur më pas drejt Tiranës.

Që prej pyetjeve të para të zakonshme në aeroport, gruaja ka vënë në dukje gjendjen e saj të shtatzënisë në mënyrë që të mund të shmangte kontrollet, por duke ngritur dyshimet nga përgjigjet e tyre, forcat kanë dashur të kontrollojnë valixhet. Në këto kushte, si lëvizje të fundit përballë gjendje së sikletshme, shqiptarja i ka treguar italianëve ekografinë për t’i lënë atyre të kuptojnë që shtatzënia e saj është në rrezik.

Pas kontrollit, në krahët e valixheve u janë gjetur 5 kilogramë kokainë e pastër, të cilat në tregun e lëndëve nartkotike përkthehen në rreth 100.000 doza, të cilat arrijnë fitime deri në 2 milionë euro. /Blitz.al/

Share