ISIS lançon në rrjet kursin për xhihadist
“Kurs përgatitjeje për ujqërit e vetmuar”.
Kështu përshkruhet iniciativa e fundit e xhihadistëve të ISIS-it për t’u mësuar njerëzve që duan t’i bashkohen xhihadit se si të ushtrohen duke shfrytëzuar rrjetin.
Një deklaratë kjo e postuar pikërisht dje, ditën pas masakrës së Orlandos, ku mbetën të vdekur 50 persona, nga arma e Omar Mateen, një amerikan me origjinë afgane, i cili pavarësisht se veproi i vetëm i kishte shpallur besimin Shtetit Islamik.
“Vëllezërit tuaj të “Kanali sekret muxhahedin” ndihen të nderuar t’u prezantojnë ndjekësve të xhihadit apo ujqërve të vetmuar kursin e formimit të përgjithshëm. Kërkuesit, nëpërmjet këtij kursi, do të njohin aspektet më të rëndësishme në nivel ushtarak e logjistik, të nevojshme për të ndjekur këtë rrugë”, – shprehen xhihadistët.
Konkretisht, ato që “ofrohen” janë leksione rreth sigurisë personale, taktika ushtarake për qytete, një kurs i thjeshtëzuar mbi shkencën e shpërthimeve etj.