Blitz

 Breaking News

Ish-kampioni profesional i boksit, arrestohet për përdhunim dhe sulme seksuale

Ish-kampioni profesional i boksit, arrestohet për përdhunim dhe sulme seksuale
September 27
08:41 2018

Ai ishte kampion professional i boksit disa kohë më parë por dje është arrestuar për përdhunim dhe sulme seksuale nga autoritetet e Kalifornisë Jugore.

Po flasim për Victor Oritz i cili mbante titullin WBC  dhei u arrestua të martën në Oaxard.  Përveç boksit 31-vjeçari ka aktruar në disa filma si Expendables 3 dhe Southpaw. Të hënën ka qenë Zyra e Prokurorit të Qarkut Ventura që e ka akuzuar për përdhunim.

Urdhri i arrestit është lëshuar pas një hetimi një mujor dhe ai do të përballet me dy  akuza mjaft të rënda si përdhunim dhe seks oral me forcë. Boksieri do të dalë përpara gjykatës me datë 10 tetor të këtij viti.

Në muajin mars një grua ka kontaktuar në Departamentin e Policisë Oxnard dhe ka denoncuar se Ortiz e kishte sulmuar seksualisht.

Të shtunën boksieri do të ndeshej në ring në Ontario të Kalifornisë por tashmë “ndeshjen” e radhës do ta ketë me gjykatën. /Blitz.al/ 

 

 

Share