Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

IKMT nis prishjen e 33 objekteve në ‘Astir’, tensione mes banorëve dhe policisë, 12 persona të plagosur tek spitali i Traumës

IKMT nis prishjen e 33 objekteve në ‘Astir’, tensione mes banorëve dhe policisë, 12 persona të plagosur tek spitali i Traumës
November 12
10:05 2019

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur mëngjesin e sotëm prishjen e një sërë objektesh në zonën e “Astirit”, për projektin e Unazës së Madhe së kryeqytetit.

Sipas IKMT, janë 33 objekte që do të prishen, prej të cilave 21 janë shpronësuar, ndërsa të tjerat janë skualifikuar nga procesi i legalizimit. IKMT bën të ditur se objektet variojnë nga një deri në katër kate. IKMT mbështet në këtë aksion nga policia e shtetit.

Kujtojmë se mëngjesin e sotëm ka pasur përplasje mes policisë dhe banorëve që kundërshtojnë prishjen e objekteve.

Të paktën 12 persona po marrin trajtim mjekësor pranë Spitalit të Traumës në kryeqytet, të cilët kanë mbetur të lënduar gjatë përplasjes mes protestuesve tek Astiri dhe policisë.

Burime nga Spitali Universitar i Traumës bën me dije se aktualisht po marrin shërbim 5 efektivë policie dhe 7 protestues.

Po ashtu mësohet se asnjë prej personave të lënduar nuk është në rrezik për jetën. Ndërkohë që spitali është në gatishmëri të plotë.

Banorët kanë bërë rezistencë që në orët e para të mëngjesit, duke i goditur me gurë dhe sende të forta efektivët e policisë që ndodhen në vendngjarje, ndërsa kjo e fundit u kundërpërgjigj duke hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e njerëzve. Aktualisht punonjësit e IKMT-së vijojnë punën në terren për shembjen e objekteve që preken nga zgjerimi i Unazës së re.

Share