Blitz

 Breaking News

I dënuar 32 vite burg për vrasje e trafik, ekstradohet nga Holanda shtetasi shqiptar

I dënuar 32 vite burg për vrasje e trafik, ekstradohet nga Holanda shtetasi shqiptar
November 03
10:56 2018

39 vjeçari shqiptar i dënuar me 32 vite burg është ekstraduar nga Hollanda ditën e sotme. Bledar Qemalaj, i lindur në fier, është dënuar me 23 vite burg për “Vrasje”, me  8 vite burg për  “Trafik të narkotikëve” dhe me 1 vit burg për “Armëmbajtje pa leje”.

Sipas BalkanWeb, ai është arrestuar nga autoritetet policore hollandeze me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Zyra Qëndrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë me vendim penal nr. 18 datë 28.03.2006 e ka dënuar këtë shtetas me 23 vjet burg për veprën penale “Vrasje me paramendim” parashikuar nga neni 78 i Kodit Penal. Gjithashtu në 2009 ai është dënuar po nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë për trafikim të lëndëve narkotike, dhe në 2004 nga Gjykata e Apelit në Vlorë për mbajtjen pa leje të municioneve luftarake.

/Blitz.al/

Share