Blitz

 Breaking News

Horror në Romë, policia gjen në koshin e plehrave gjymtyrët e një vajze

Horror në Romë, policia gjen në koshin e plehrave gjymtyrët e një vajze
August 16
10:47 2017

Një nga patrullat e policisë në Romë ka parë tmerr me sy në një nga rrugët e kryeqytetit italian pasi ka konstatuar gjymtyrët e një vajze të flakura në një kosh mbeturinash.

Ato janë gjetur në sheshin “Euclide”, në një nga koshat e rrugës dhe është konstatuar se ishin 2 këmbë të prera me gjasë nga një sharrë.

Fillimisht ka qenë një endacake që ka raportuar në polici pasi po kontrollonte në kosh.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen në fjalë, ndërsa do të bëhen analizat e ADN-së për të kuptuar kujt i përkasin gjymtyrët.

Gjithashtu policia ka sekuestruar kamerat e zonës për të parë kur janë hedhur gjymtyrët e prera të vajzës. /Blitz.al/

Share