Blitz

 Breaking News

Holandë, arrestohet shqiptari, ishte dënuar me 25 vjet burg për vrasjen e një bariu

Holandë, arrestohet shqiptari, ishte dënuar me 25 vjet burg për vrasjen e një bariu
August 14
14:37 2017

Pas vitesh të tëra arratisjeje është arrestuar në Holandë një shtetas shqiptar i cili ishte dënuar nga gjykata në Shqipëri me 25 vjet burg.

Hektor Mahmutaj është arrestuar nga policia e Rotterdamit pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar prej vitesh për shkak të vrasjes së një bariu në një fshat të Fierit.

Hektor Mahmutaj është një emër i njohur, pasi prej disa vitesh jetonte duke u fshehur në Angli, por u zbulua pas denoncimit të ish-gruas për një armë pa leje, ndërsa shmangu ekstradimin.

Tashmë pritet kërkesa nga Shqipëria drejt Holandës për të bërë ekstradimin e tij me qëllim vuajtjen e dënimit.

/Blitz.al/

Share