Blitz

 Breaking News

Historia e trishtë e vogëlushit britanik në luftë me vdekjen, SHBA i jep pasaportën për t’u kuruar atje

Historia e trishtë e vogëlushit britanik në luftë me vdekjen, SHBA i jep pasaportën për t’u kuruar atje
July 19
12:08 2017

Vogëlushit 11-muajsh Charlie Gard i është dhënë shtetësia amerikane dhe në këtë mënyrë ai do të mund të fluturojë drejt SHBA-ve për t’u kuruar. Lajmin e ka bërë të ditur një kongresmen republikan, Jeff Fortenberry, i cili ka thënë:

“Sapo kaluam amendamentin që i jep Charlit të drejtën e rezidentit bashkë me familjen e tij. Kështu ai do të marrë kurimin e nevojshëm mjekësor”,- ka thënë ai.

Kujtojmë që pak ditë më parë ishte presidenti Donald Trump që i ofroi ndihmë mjekësore fëmijës së sëmurë dhe familjes, pasi mjekët e spitalit ku po kurohet nuk i dhanë mundësi jete dhe kanë propozuar që t’i hiqen tubat që e mbajnë në jetë.

Kujtojmë që foshnja e dy prindërve nga Britania e Madhe vuan nga një sëmundje e rrallë e quajtur sindroma e shterimit të ADN-së mitokondriale, pasi prindërit e tij transmetonin të njëjtin gjen të gabuar.

Charlie mendohet të jetë një nga 16 personat që kanë pasur këtë sëmundje dhe prindërit e tij e kanë të pamundur që ta kurojnë në vendin ishullor.

Pas kërkesës së mjekëve, prindërit dhe qytetarë të tjerë po kërkojnë një shans të fundit dhe kanë mbledhur deri më tani 1.3 milionë sterlina për ta çuar Charlie-n në SHBA për kurim.

Por duket se me vendimin e fundit, Charlie dhe familja e tij do të kenë mundësi të fluturojnë drejt SHBA-ve për të marrë kurimin e nevojshëm. /Blitz.al/

Share