Blitz

 Breaking News

Hafizi sulmon Nikollën: “Marionetë politike në krye të arsimit”

Hafizi sulmon Nikollën: “Marionetë politike në krye të arsimit”
August 27
21:30 2017

Një tjetër reagim për qeverinë “Rama 2” ka ardhur nga përfaqësuesja e LIBRA-s, Mimoza Hafizi.

Ish-deputetja socialiste ka folur përkatësisht për ministren e rikonfirmuar të Arsimit, Lindita Nikolla, duke e cilësuar si një ngjarje të hidhur këtë emërim.

Ja postimi i Hafizit

 

Aspak surprizë për askënd vazhdimësia në arsim e qeverisë.

E hidhur për studentët, për nxënësit e mësuesit, por jo për klientët privatë të Rilindjes. Ata le të vazhdojnë të përfitojnë, të tallen, të kënaqen, pasi marionetat politike në krye të arsimit do kalojnë lehtësisht çdo akt e ligj në favorin e tyre. Duke cënuar pa dhimbje hapësirën e vuajtur të arsimit publik.

Ende shpresoj e besoj të ketë rezistencë, LIBRA do të jetë zëri i vlerave në politikë, në mbrojtje të demokracisë dhe interesit publik. Gjithsesi, më mirë Sokrat i vuajtur sesa derr i kënaqur!

Share