Blitz

 Breaking News

Habit deputeti shqiptar: Kur kisha para e kaçurrela, fëmrat e mia kanë pirë më shumë uiski se ujë

Habit deputeti shqiptar: Kur kisha para e kaçurrela, fëmrat e mia kanë pirë më shumë uiski se ujë
March 06
18:02 2020

Deputeti i opozitës parlamentare, i cili ka hyrë në Parlament nga lista e Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës dhe njëkohësisht është edhe kreu i Partisë Emigracioni Shqiptar, në seancën e të enjtes në tentativë për të dhënë nje mesazh për gratë në prag të “8 Marsit”, tregoi se kur kishte para e kaçurrela iu jepte femrave që kishte afër më shumë pije të shtrenjta se ujë.

Kostaq Papa: Të gjithë duhet të jemi pak xhentelmenë meqë kanë ndodhur disa gjëra në lidhje më fëmrat periudhën e kaluar. Fëmrave duhet t’u kërkojmë ndjesë dhe kur kemi të drejtë. Respekti im është, unë di të kërkoj ndjesë për këdo dhe aq më tepër për fëmrat sepse në rininë time, të gjitha fëmrat që më janë afruar mua kur kisha dhe kaçurelat por kur kisha dhe paratë, kanë pirë më shumë uiski ose pije të mira se sa ujë. Faleminderit.

Po kush është Kostaq Papa që u rikthye sërish në vëmendjen e opinionit?

Në shtator të vitit të shkuar, Instituti i Studimeve Evropiane do të publikonte CV-në e Kostaq Papës, i cili i ka rënë shumë shkurt pasqyrimit të eksperiencave të tij në punë dhe aktiviteteve shoqërore e politike.

Te eksperiencat në punë, deputeti shkruante: “Konsulent juridik ndërkombëtar; Koordinator universitar; Drejtues në institucionet e shoqërisë civile.”

Asnjë e dhënë më shumë në CV-në e deputetit. As institucionet ku ka punuar dhe as periudha.

Në pjesën e aktiviteteve shoqërore e politike, deputeti shkruante: “Në institucione kombëtare e mbarëkombëtare e ndërkombëtare.”

Sot, personi që ka shkruar këtë CV, ndodhet në Parlamentin e Shqipërisë si deputet.

Share