Blitz

 Breaking News

Gripi, shënohet viktima e katërt në vend

Gripi, shënohet viktima e katërt në vend
January 13
10:09 2017

Një tjetër person është bërë viktimë e gripit që ka përfshirë vendin tonë në formën e epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se ka humbur jetën shtetasi me inicialet S.K, 76 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” më datë 5 janar me pneumoni, dhe me sëmundje shoqëruese pulmonare kronike, si edhe me diabet.

Raportohet se në përgjigje të mostrave ekzaminuara nga ISHP ka rezultuar pozitiv për virusin e gripit të stinës AH3N2, i cili ia ka përkeqëruar gjendjen shëndetësore.

Ky është rasti i katërt i konfirmuar, pas dy rasteve të raportuara ishin ata të datës 5 janar dhe 11 janar për persona që kanë ndërruar jetë. /Blitz.al/

Share