Blitz

 Breaking News

Grekët nderojnë Kacifas, një bust dhe rrugë me emrin e tij

Grekët nderojnë Kacifas, një bust dhe rrugë me emrin e tij
November 15
18:03 2018

Kryebashkiaku i qytetit të Argos, Dimitris Kambosos ka njoftuar se një rrugë e qytetit do të mbajë emrin e Kontantinos Katsifas i cili mbeti i vrarë në Bularat pak ditë më parë.

 

Njoftimi për nderimin e 35-vjeçarit nga Bularati që për grekët konsiderohet ‘hero’ është dhënë nga kryetari i bashkisë së qytetit të Argons në Mikenë iniciativa e të cilit ka gjetur edhe mbështetjen e këshillit të qytetit.

Emri i Konstantin Katsifas do t’i jepet një rruge në pjesën jugore të qytetit Argos si dhe ngritjen e një busti sepse “është mirë të prezantojmë historinë tonë moderne”sipas  Kambosos.

Dimitris Kambosos kritikoi edhe zgjedhjen e opozitës për të mos votuar për asnjë nga dy rezolutat që ai ka ngritur. Ai e ka quajtur vrasje vdekjen e 35-vjeçarit, ndërsa nuk ka ngurruar të kritikojë ashpër edhe krerët e dy shteteve, Rama dhe Tsipras.

Share