Blitz

 Breaking News

Grabitjet në Rinas, arrestohen 4 autorë. Policia jep emrat dhe detajet…

Grabitjet në Rinas, arrestohen 4 autorë. Policia jep emrat dhe detajet…
February 14
18:55 2017

Mbrëmjen e sotme, policia ka arrestuar 4 nga 6 personat përgjegjës për grabitjet që kanë ndodhur brenda pak ditëve në Rinas. Një prej të arrestuarve është kapur pak ditë më parë, ndërkohë që sot janë arrestuar sot.

Sipas gazetës “Panorama” Ervin Hodaj ka treguar se 4 grabitësit janë arrestuar në operacionin “Patrioti”. Dyshohet se e njëjta bandë ka grabitur edhe në shkurt të 2015-tës.

Deklarata e Policisë

 “Drejtoria e Policisë Tiranë, Drejtoria Kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Shtetit në bashkëpunim dhe me prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuadër të operacionit “Patriot”, pas hetimeve intensive, zbuluan , dokumentuan dhe arrestuan autorët e dy grabitjeve të vlerave monetare bankare në transport, në aksin Tiranë­ Rinas. 2 grabitjet ndodhën në:

3 dhjetor 2015, ku u sulmuan me armë eskorta e vlerave monetare Rogat Security, në aksin Tiranë – Rinas, në afërsi të Qafës së Kasharit. 9 shkurt 2017, ku u sulmuan me armë eskorta e vlerave monetare Jaguar, në aksin Tiranë­Rinas, afër universitetit Epoka.

 Pas veprimeve intensive hetimore, informacioneve të marra në rrugë operative, provave shkencore të mbledhura nga ekspertët e policisë, u arrit të provohej dhe dokumentohej impklikimi i të paktën 6 shtetasve të mëposhtëm në këto 2 ngjarje:

  • Fation Xhyliu , 33 vjec, lindur në Lushnje banues në Tiranë, ish punonjës në Shpsf “Rogat”
  • Ditjon Memlika, 31 vjec, lindur në Tepelene dhe banues ne Tiranë, ish efektiv në forcat ushtarake
  • Neim Avdulaj, 28 vjec, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë, ish ushtar profesionist në forcat ushtarake te Zallherrit.
  • Ernest Kupa, me banim në Krujë, me biznes privat. U shpallën në kërkim shtetasit me iniciale M.A., dhe Ç.A. dhe po punohet për kapjen e tyre.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, vlera monetare të konsiderueshme në valutën paund, dollarë amerikane, kanadezë dhe australianë, euro dhe lekë shqiptare, (kartmonedha këto të deklaruara në transportet monetare të vlerave të bankave respektive). Është provuar tërësisht mekanizmi dhe roli i gjithë të dyshuarve të përfshirë në këto 2 ngjarje, duke nisur nga marrja e informacionit mbi lëvizjen e eskortës, vëzhguesit dhe personat që kanë kryer goditjen me armë. Grupi hetimor vijon me intensitet punën për identifikimin e personave të tjerë të mundshëm, të implikuar në këto ngjarje, por edhe për zbardhjen e ngjarjeve të tjera kriminale. Gjithashtu, po vijon puna për dokumentimin e grabitjes se ndodhur në datë 13.02.2015, në një bankë të nivelit të dytë prane stacionit te trenit. Operacioni policor policor po vazhdon…”/Blitz.al/

Share