Blitz

 Breaking News

Goditet me gurë makina e Ilir Beqajt, policia ndalon 28-vjeçarin…

Goditet me gurë makina e Ilir Beqajt, policia ndalon 28-vjeçarin…
September 29
10:45 2018

Pasditen e djeshme ka ndodhur një incident tek “Pallati me Shigjeta”, në kryeqytet. Një person ka sulmuar me gurë makinën e ish-Ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqja.

Së bashku me disa persona të tjerë, ai ka nisur të bërtasë kundrejt deputetit të Partisë Socialiste, duke e quajtur atë kriminel dhe hajdut. Edison Osmenllari, 28 vjeç është arrestuar menjëherë nga forcat e policisë që erdhën në vendngjarje, e sipas tyre mendohet të jetë në gjendje depresive.

Deputeti socialist shoqërohej nga persona të tjerë, të cilët ishin pranë dy makinave të tyre, një “Volkswagen Touareg” dhe një “Mercedes” me targa diplomatike

Sipas Shqiptarja.com ky person ka rrëmbyer një vazo ndanë rrugës dhe ka qëlluar në fillim “Mercedesin” me targa diplomatike, ka vazhduar ta godasë makinën me shkelma dhe më pas ka rrëmbyer një copë të madhe betoni dhe e ka plasur në xhamin e përparmë të makinës së Ilir Beqajt.

“I dyshuari i sëmurë mendor, në gjendje depresive, në bulevardin “Bajram Curri” ka thyer me sende të forta xhamat e dy mjeteve (mjetit tip “Benz” me drejtues shtetasin D. G., dhe mjetit tip “Tuareg” me drejtues shtetasin A. D.), dhe gjatë ndërhyrjes ka kundërshtuar punonjësin e rendit publik”.- është shkruajtur në njoftimin e policisë.

Osmenllari ndodhet në Spitalin Nr.5 dhe mbahet nën mbikqyrjen e policisë. /Blitz.al/

Share