Blitz

 Breaking News

Gjyqi i Turbinës !

Gjyqi i Turbinës !
October 03
08:04 2018

Viktor Zhusti, Eva Alikaj, Yllka Mujo, Lulzim Zeqja… do të jenë në terror, në datat 5,6 dhe 7 tetor, në orën20:00 tek Turbina.

Eshtë regjisori Gëzim Kame ai që po i vendosur nëkëto rrethana artistët që i janë bashkuar, në këtë projekttë ri teatror.

Rikthimin në skenën e teatrit, regjisori Kame kavendosur ta shenjoje duke u bërë njësh me realitetin, me atmosferën e vettingut.

Rikthimin Kame ka vendosur ta bëjë me dramën“Terror” të Ferdinand von Schirach, shkruar dhe vënënë skenë në vitin 2016, në mbi 80 teatro në botë dhepërkthyer në 40 gjuhë si dhe është skenarizuar dhexhiruar si film me të njëjtin titull.

Kjo vepër është në sintoni me çastin politik nëShqipëri. Në koherencë me Vettingun. Ky gjyq idramatizuar i bën thirrje ndërgjegjies së publikut tëbëjë zgjedhjen midis parimeve bazë të njeriut oseftohtësisë së ligjit.

Të gjendur në një avion civil, me 164 pasagjerë nëbord, do të rrëmbehen nga një terrorist, i cili do ta detyrojë pilotin të ndryshojë kursin e udhëtimit. Pradestinacioni nuk do të jetë Frankfurti por Mynihu, stadiumi ku do të zhvillohet ndeshja Gjermani-Angli, në prani të 70.000 tifozeve.

Avioni ushtarak, i ngritur ne ajer, perdor cdo menyreper te bindur terroristin te beje ulje ne nje pistetjeter,por pa rezultat. I ndodhur ne keto kushteekstreme, piloti vendos pa asnje urdher nga eproret e tij, te qelloje dhe asgjesoje avionin.  

Vepra shtjellon gjyqin qe i behet pilotit me argumentin: A duhet te vriteshin  te pafajshmit per te shpetuar njenumer me te madh te tjeresh ?

Në këtë dramë, spektatori do të jetë në ndërveprim me aktorët. Ata do të jenë Juria Publike që do të votojë pro ose kundër të akuzuarit në bazë të provave dheargumentave të hedhura në gjyq.

Qe ne hyrje spektatori kontrollohet ne nje portik. Fundi i shfaqes do te kete nje pauze per te mundesuar votimine publikut duke I dhene atij ne dore te vendose sipasligjit dhe ndergjegjjes se tij. Rezultati i ketij votimi do te percaktoje edhe sentencen.

Risia qendron te nje nderveprim i tille dhe njeeksperiment teatral qe perfshin publikun ne mase tegjere.

Datat e deritanishme jane 5,6,7 tetor ne oren 20:00 tearTurbina. Informacionet ne 042223020.

Nxitoni ne gjyq ! TI VENDOS !

Share