Blitz

 Breaking News

Gjykata merr vendimin: “Arrest me burg për Stresin”

Gjykata merr vendimin: “Arrest me burg për Stresin”
October 19
11:57 2018

Gjykata ka vendosur ta lërë në burg reperin e njohur Arkimed Lushaj i njohur si Stresi. Ai ka dalë sot përpara Gjykatës ku i është komunikuar masa e sigurisë. Ai akuzohet për trafik droge dhe krime kundër personit. Stresi u arrestua mbrëmjën e së mërkurës në një hotel në periferi të Tiranës në shoqërinë e një 20-vjeçareje.

“Ndalimi i këtij shtetasit u bë pas një hetimi disa mujor në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë me metoda speciale të hetimit që janë kryer në funksion të një grupi kriminal që operon në Tiranë në lidhje me aktivitetin e kundraligjshëm me tendencë “Trafikim narkotikësh” dhe “Krimeve kundër personit’”, thuhej në njoftimin e policisë.

Sot kanë reaguar edhe prindërit e reperit të cilët e kanë lidhur arrestimin e tij me denoncimin që babai i Stresit bërë kundrejt deputetit të PS-së Taulant Balla. Ata e konsideruan të turpshëm këtë arrestim dhe i bënë thirrje të birit të mos dorëzohet pasi përpara këtyre falangave ato janë të fortë.

/Blitz.al/

Share