Blitz

 Breaking News

Gjendet i pajetë i riu në Tiranë, ambulanca nuk shkon dot sepse nuk e nxë rruga

Gjendet i pajetë i riu në Tiranë, ambulanca nuk shkon dot sepse nuk e nxë rruga
April 17
19:36 2019

Një i ri i identifikuar si Fation T. është gjetur i vdekur mesditën e sotme në një apartament në një kompleks afër Qytet Studentit.

Sipas të dhënave të para të policisë, dyshohet se i riu ka humbur jetën si pasojë e konsumimit të lëndëve narkotike.

Policia, autoambulanca dhe një zjarrfikëse nuk kanë mundur të shkojnë ende në vendngjarje për shkak se rrugica që të çon deri tek ky pallat është shumë e ngushtë. Ndërtuesi i pallatit ka lënë një rrugë të ngushtë jashtë standardit dhe çdo parametri.

Burimi: Balkanweb

 

Share