Gërmimet në Korçë, zbulohet pasuria arkeologjike më e madhe në vendin tonë
Në Korçë kanë filluar punimet për ndërtimin e gazsjellësit TAP. Por kjo ka sjellë dhe një tjetër zbulim të rëndësishëm.
Gjatë procesit të gërmimit, në afërsi të fshatit Turan janë zbuluar varrezat më të lashta dhe më të mëdha të Shqipërisë. Ato datojnë rreth 5000 vjet më parë dhe i përkasin epokës neolitike.
Varrezat përmbajnë dhe materiale të tjera si: rruazam monedha ari, objekte qeramike apo rroba të kësaj epoke, të cilat i hapin rrugë studimeve të mëtejshme për jetën e paraardhësve tanë.
Gjithashtu janë zbuluar dhe gjurmë që tregojnë praninë e shtëpive të vogla që në periudhat e hershme. Kjo konsiderohet një gjetje e rëndësishme e arkeologjisë, që do ketë një kontribut të madh për historinë tonë. /Blitz.al/
Ancient cemetery unearthed in Albania during construction of international gas pipeline. Story by @lsemini https://t.co/mbz9BYnCal pic.twitter.com/LujUx0uNId
— The Associated Press (@AP) September 29, 2018