Blitz

 Breaking News

Fushë-Krujë, aksidentohet me motor, humb jetën 23-vjeçari

Fushë-Krujë, aksidentohet me motor, humb jetën 23-vjeçari
August 10
08:33 2017

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Larushk të Fushë-Krujës.

Si pasojë e këtij aksidenti të rëndë ka humbur jetën një 23-vjeçar.

Policia bëri me dije se viktima është identifikuar si Leonard Bami, i cili ishte duke udhëtuar me motor në momentin kur ka ndodhur aksidenti i rëndë.

Mendohet se Bami ka humbur kontrollin e motorit dhe ka dalë nga rruga. Nga përplasja ai ka marrë plagë të shumta që i shkaktuan vdekjen. Pavarësisht shkuarjes së ambulancës për të riun ka qenë tepër vonë.

Mendohet se Bami ka qenë me shumë shpejtësi në momentin kur ka ndodhur ngjarja. /Blitz.al/

Share