Blitz

 Breaking News

Furtuna godet Greqinë, flet meteorologia: “Çfarë pritet të ndodhë në Shqipëri?”

Furtuna godet Greqinë, flet meteorologia: “Çfarë pritet të ndodhë në Shqipëri?”
September 28
11:27 2018

Në një kohë kur furtuna “Ksenofon” ka goditur Greqinë, të gjithë mund të pyesin nëse është e rrezikuar edhe Shqipëria. Sipas “News24”, meteorologia Tanja Porja tha se vendi ynë nuk rrezikohet nga kjo stuhi e fuqishme.

Ajo theksoi se i vetmi ndikim që sjell furtuna në vendin tonë janë erërat e forta. Po ashtu, Porja tha se vendi ynë do të përfshihet nga reshje shiu ditën e martë, kryesisht zona jugore dhe ajo qendrore.

“Në fakt, nëse flasim për situatën në fqinjin tonë jugor, Shqipëria mbetet në periferi të kësaj stuhie tropikale, që është krijuar prej 3-4 ditësh në kufijtë verilindor të Maltës. Ka pasur fuqizim të erërave, ndaj kjo ka qenë dhe arsyeja që kemi pasur një erë të fuqishme në verilindje. Ajo po zhvendoset drejt brigjeve greke. Brigjet greke kanë pasur zhvendosje të erërave. Maksimumi i kësaj stuhie do të jetë gjatë ditës së shtunë. Do të zhvendoset drejt Qipros dhe do të futet në territorin turk, ku do të ulë intensitetin. Përsa i përket territorit shqiptar, mbetemi në periferi. Vetëm në zonat jugore priten reshje të pakta shiu dhe pjesërisht në qendër. Veriu nuk do të ketë shira, vetëm pak gjatë natës. Mbetemi të paprekur nga kjo stuhi e Mesdheut lindor. Ndikimi janë vetëm erërat. Presim shira në territorin shqiptar gjatë ditës së martë. Këto janë pasojë të një cikloni që zhvillohet në gjirin e Genovas që pritet të zhvillohet ditën e hënë”, – u shpreh Porja. /Blitz.al/

Share