Blitz

 Breaking News

Francë, Tashmë edhe ndëshkimet ndaj fëmijëve në familje do të konsiderohen krim

Francë, Tashmë edhe ndëshkimet ndaj fëmijëve në familje do të konsiderohen krim
November 30
21:05 2018

Francezët tashmë duhet të tregohen të kujdesshëm në mënyrën se si i trajtojnë fëmijet e tyre pasi ulërimat shpullatt etj konsiderohen një krim.

Ligji i sapomiratuar për ndëshkimin fizik në Francë përcakton se autoriteti prindëror duhet ushtruar pa asnjë lloj dhunë, fizike, verbal, dhe psikologjike.

Edhe para disa viteve qeveritë e mëparshme kishin tentuar të miratonin por kishin pasur problem me konservatorët.

Ka qenë viti 2016 kur një ligj është bllokuar nga Gjykata Kushtetuese sepse ishte miratuar në formë amandamenti për një ligj me një tjetër objekt. Asambleja Kombëtare arriti të votonte këtë tekst me vetëm një votë kundër. Ishte deputetja e zgjedhur nga ekstremi i djathtë e cila ishte e mendimit se ky ligj i privon prindërit nga të drejtat e tyre.

Këtë ligj e kishte prezantuar një deputet i qëndrës i cili kishte mbështetje edhe nga qeveria. ndëshkimet e fëmijëve ishin përcaktuar “dhunime edukative normale”, për t’i diferencuar kështu nga keqtrajtimet e vërteta. Por me miratimin e ligjit të ri ata ndalohen rreptësisht dhe kosniderohen si krim.

Tashmë Franca futet në listën e 54-shteteve duke u bërë vend ii 55-të që ndalon ndëshkimet trupore të fëmijëve. Kjo nismë u aplikua për herë të parë në Suedi në vitin 197. Në një sondazh te kryer nga aktivistë të ndryshëm u tha se 85% e prindërve në Francë aplikojnë tek fëmijët ndeshkimin fizik.

E për të mos mjaftuar kjo vetëm 1 javë më parë 4 pjestarë të një familjeje u arrestuan pasi një 9-vjeçar u dhunua derisa humbi jetën. Sipas policisë djali kishte refuzuar të bënte detyrat e shtëpisë dhe për këtë ishte goditur me një shko fshese. Studiuesit thonë së fëmijët të cilët rrihen dhe dhunohen vujanë nga çrregullime.

 

 

 

 

 

 

Share