Blitz

 Breaking News

(Foto) Transportohen në Tiranë kafshët e keqtrajtuara të “Safari Park”

(Foto) Transportohen në Tiranë kafshët e keqtrajtuara të “Safari Park”
October 28
18:23 2018

Disa ditë më parë, në media u denoncuan kushtet e tmerrshme në të cilat mbaheshin kafshët në “Safari Park” në Fier. Ishte britanikja “Daily Mail” që raportoi ngjarjen dhe më pas Ministria e Mjedisit mbylli lokalin ku mbaheshin kafshët.
Pikërisht ditën e sotme, kafshët janë transferuar për në Tiranë. Hapja e dyerve të kopshtit zoologjik është bërë me forcë nga policia dhe veterinerët e huaj, pasi hasën kundërshti nga pronarët e këtij subjekti. 12 kafshët do të qëndrojnë në kopshtin zoologjik  në  Tiranë dhe më pas do të dërgohen në Holandë. /Blitz.al/

 

Share