Blitz

 Breaking News

Flet gjyshi i Xhisiela Malokut: “Shpresoj që një ditë dy të rinjtë të martohen”

Flet gjyshi i Xhisiela Malokut: “Shpresoj që një ditë dy të rinjtë të martohen”
October 03
10:14 2018

Rasti i Xhisiela Malokut tronditi opinion publik në Shqipëri dhe prej ditësh është kryefjala e çdo lajmi apo emisioni. Nga dita në ditë fakte të reja, mohime akuzash po dalin në dritë. Kësaj here është gjyshi i 25-vjeçares i cili ka folur në një intervistë për ABC News.  Ai në gjëndje të vështirë emocionale ka treguar historinë siç ai e di por edhe   dëshirën e madhe që ka për dy të rinjtë e përfshirë në këtë histori.

“Kam qenë në Itali se isha verbuar nga sytë dhe shkova bëra një operacion. Kam ardhur dhe e kam takuar dhe ç’kam pasur ndonjë lek ua kam çuar, por këtë muhabete se kam ditur. Unë tani kam ardhë nga Italia.”- shprehet ai

I moshuari kërkon që politika të mos përfshihet në këtë histori.

“Politikanët mos të bëjnë grindje njëri me tjetrin. Ndodhi ajo që ndodhi. Unë e falenderoj, as se shaj Bashën as Sali Berishën. Kanë marrë vesh për një qëllim dhe kanë thënë që është jetime. Mirëpo tani të rinjtë nuk e di se ça bëjnë.

“Ishalla bashkohen ta marri se s’është punë burgu. Burgu s’është asnjë gjë se s’ka vrarë njeri. As ai s’ka vrarë njeri as goca ime s’ka vrarë njeri. Janë ngatërruar, se janë duke u ngatërruar  të mëdhenjtë.”

Xhisiela Maloku është marrë në mbrojtje nga policia, pavarësisht se ajo nuk e ka kërkuar atë. Megjithatë, pranë shtëpisë ku banon 25 vjeçarja, paraditen e së martës ABC News nuk vuri re praninë e uniformave blu. Po ashtu edhe ditën e hënë, gjatë lëvizjes së saj në Tiranë ku dha disa intervista në dy televizione, Xhisiela Maloku nuk është shoqëruar nga efektivë polici.

/Blitz.al/

 

Share