Blitz

 Breaking News

Fier: 45 vjeçari mbyll nënën e motrat në shtëpi dhe u vë flakën

Fier: 45 vjeçari mbyll nënën e motrat në shtëpi dhe u vë flakën
October 26
10:14 2018

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 01:12 në familjen Demiri në Fier. 45 vjeçari A.Demiri ka mbllur brenda në shtëpi nënën e tij F.Demiri 69 vjeç, motrat D. Demiri 38 vjeç dhe B.Demiri 24 vjeç e i ka vënë flakën banesës. Ai është larguar dhe është kapur nga policia pak metra larg saj.

Pas ndërhyrjes së policisë dhe zjarrfikëses është bërë e mundur nxjerrja e familjarëve dhe shuarja e flakëve.

Familjarët kanë thënë se 45 vjeçari ka probleme mendore, ndërkohë që nëna dhe vajzat nuk kanë pësuar dëmtime por kanë vetëm shenja asfiksie dhe ndodhen në Spitalin e Fierit./Blitz.al/

Share