Blitz

 Breaking News

Ervin Salianji merret i pandehur nga Prokuroria, reagon PD

Ervin Salianji merret i pandehur nga Prokuroria, reagon PD
March 06
18:51 2019

Prokuroria e Tiranës pritet të marrë të premten si të pandehur ish-deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianjin për audio-përgjimin “Xhafaj-Babale”.

Salianji është thirrur të paraqitet të premten në në seancë gjyqësore. Prokuroria e akuzon ish-deputetin për kallëzim të rremë,

Partia Demokratike e ka quajtur këtë vendim të prokurorisë si vendimpolitik të kryeministrit Rama. Në reagim e PD-së shtohet se i akuzuar për “kallëzim të rremë” është denoncuesi, pra në këtë rast Salianji dhe jo ai që bën krimin.

“Prokuroria nuk zhgënjeu dhe sot, kur zyrtarizoi vendimin politik të Edi Ramës për marrjen të pandehur të Ervin Salianjit. Asnjë surprizë nuk ka në këtë vendim, ku i akuzuar është denoncuesi dhe jo ai që bën krimin.

Denoncimi i Partisë Demokratike faktoi përfshirjen në trafik droge të vëllait të Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe mbështetjen që i siguronte ai nga funksioni publik. Falë këtij denoncimi: Agron Xhafaj, vëllai i Ministrit të Brendshëm, nuk vazhdon të merret më trafik droge, por është në burg në Itali për trafik ndërkombëtar droge. Fatmir Xhafaj u shkarkua si Ministër i Brendshëm, duke mos përdorur më pushtetin e tij politik për të favorizuar të vëllain në trafik droge.

Taulant Balla dhe Ardi Veliu u faktuan si manipulatorët e çeshtjes, duke fabrikuar prova e dëshmitarë, me qëllimin e vetëm mbojtjen e Ministrit të Brendshëm dhe vëllait të tj trafikant droge.

Vendimi politik i Prokurorisë është paralajmëruar nga Edi Rama që ditën e parë të zbulimit të skandalit nga Partia Demokratike. Akti i sotëm dëshmoi, edhe njëherë se, përsa kohë Edi Rama të jetë në Qeveri, drejtësia i ka duart e lidhura dhe krimi i organizuar do të jetë i paprekshëm.

Edi Rama dhe prokuroria e tij politike nuk do t’ia mbyllin dot gojën opozitës! Partia Demokratike është e vendosur të denoncojë çdo aferë që provon se Qeveria Rama është produkt dhe peng i krimit të organizuar. ​”- thuhet në reagim.

Prokuroria ka dyshime se Ervin Salianji është i përfshirë në fabrikimin e një audio-përgjimi ku implikonin vëllain e ish-ministrit Fatmir Xhafajt, Agron Xhafajn, si të përfshirë në trafik droge. Në këtë audio-përgjim janë të përfshirë Albert Veliu, i njohur ndryshe si “Babalja”, dhe Fredi Alizoti.

Share