Erion Veliaj surprizon me video-mesazhin më tip: Gjithçka është e përkohshme, vetëm Fevziu është i përjetshëm
September 07
20:27
2017
Në 20-vjetorin e emisionit “Opinion”, kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, ka menduar të bëjë një video-mesazh sa humoristik aq edhe të këndshëm drejtuar gazetarit Blendi Fevziu.
Me batutë, kryebashkiaku është shprehur se gjithçka në këtë botë është e përkohshme, vetëm Fevziu është i përjetshëm – duke nënkuptuar se ai ka një kohë shumë të gjatë në ekran.
Gjithashtu Veliaj ka treguar se Blendi është “bleta punëtore” e gazetarisë dhe ka furnizuar me gazetarë dhe opinionistë të gjitha emisionet e tjera. /Blitz.al/