Blitz

 Breaking News

Elbasan, zbulohet e shkuara problematike e pronarit të lokalit që u plagos me granatë

Elbasan, zbulohet e shkuara problematike e pronarit të lokalit që u plagos me granatë
November 16
11:02 2018

Pronari i një lokali në Elbasan, Albert Alterziu, po lufton për jetën në gjendje të rëndë në spitalin e Elbasanit që nga orët e para të mëngjesit të sotëm.

32-vjeçarit i hodhën granatë kur sapo kishte hapur lokalin mëngjesin e sotëm, në lagjen Partizani. Me të ishte edhe nipi i tij, por ai nuk ka pësuar dëmtime.

Sipas Syri.net, në kuadrin e hetimit që Policia ka nisur për zbulimin e autorit, zbulohet edhe e kaluara e errët e Alterziut: Në moshën 15-vjeçare ai ka vrarë moshatarin e tij Elton shuli. për vrasjen u dënua me 10 vite burg, por ai kreu 7 vite për shkak të moshës së mitur.

Në vitin 2013, Albert Alterziu është plagosur edhe më thikë gjatë një konflikti. Ai njihej si person problematik.

Ja ç’njoftoi paraprakisht Policia për ngjarjen që ndodhi sot:

Informacion paraprak
Në orët e para të mëngjesit në lagjen “Partizani”, Elbasan në ambjentet e një lokali është hedhur një granate dore e cila ka shpërthyer, dhe për pasojë është dëmtuar pronari i lokalit shtetasi A.A., rreth 32 vjeç, i cili ndodhej në lokal në ato momente.
I dëmtuari është transportuar në Spitalin e Elbasanit në gjendje të rëndë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për, zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e kapjen e autorit/ve./Blitz.al/

Share