Blitz

 Breaking News

Elbasan – Shpërthim me granatë në lokal, plagoset pronari

Elbasan – Shpërthim me granatë në lokal, plagoset pronari
November 16
09:13 2018

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Elbasanit ku një granatë ka shpërthyer në një lokal në qytetin e Elbasanit. Si pasojë e shpërthimit pronari i lokalit ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital.

Sipas BalkanWeb shpërthimi ka ndodhur rreth orës 03:45. Ngjarja ka ndodhur në një nga lagjet kryesore tē Elbasanit jo shumë larg qendrës. Nga shpërthimi ka mbetur i plagosur pronari i lokalit, 32-vjeçari me iniciale A.A i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Burime të besueshme raportojnë se shpërthimi ndodhi në vendin e quajtur “Gurabardhi”. Nuk jepen detaje të tjera rreth ngjarjes , ndërkohë që forca të shumta policore ndodhen në vendin e ngjarjes.

Share