Blitz

 Breaking News

Elbasan – Punëtorët mbulohen nga çimentoja, një person humb jetën dhe një tjetër plagoset rëndë

Elbasan – Punëtorët mbulohen nga çimentoja, një person humb jetën dhe një tjetër plagoset rëndë
October 19
12:30 2018

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në fabrikën e Çimentos në Elbasan, ku dy punëtorë janë zënë nga një masiv çimentoje dhe si pasojë një prej tyre ka humbur jetën një tjetër është plagosur rëndë.

Burime zyrtare nga policia pohuan se shtetasi me inicialet M.S 56-vjeç banues në fshatin Ulem ka ndërruar jetë ndërsa shtetasi me inicialet T.M 65-vjeç banues në lagjen Qemal Stafa është i plagosur rëndë dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Sipas Ballkanweb në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta policie të cilët po punojnë për të nxjerrë detajë të reja nga rrethanat e ngjarjes.

Informacion paraprak 

Gjatë punimeve në fabrikën e çimentos, dy shtetas janë aksidentuar ku shtetasi M.S., 56 vjeç, banues në fshatin Ulem, ka ndëruar jetë, si dhe është në gjëndje të rëndë shtetasi T.M., 65 vjeç, banues në lagjen Qemal Stafa, Elbasan.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

 

Share