Blitz

 Breaking News

(EKSKLUZIVE) Gjergji Muzaka, së shpejti farmacist

(EKSKLUZIVE)  Gjergji Muzaka, së shpejti farmacist
January 13
11:08 2017

Futbollisti i Tiranës Gjergji Muzaka ka saktësuar postimin e tij në Instagram-in personal, që ngriti shqetësimin e tifozëve se ndoshta ai mund të braktisë fushën e futbollit.

Disa orë më parë, ai ka postuar në llogarinë e tij në Instagram një foto në farmaci dhe bashkangjitur me të shkruan: “Futbolli nuk zgjat përgjithmonë”. Nga vetë mbishkrimi, ai duket aq i zhgënjyer nga futbolli, saqë ka vendosur t’i përkushtohet diçkaje tjetër.

Pas këtij postimi, Blitz.al kontaktoi me futbollistin, i cili qartësoi edhe foton me mbishkrimin përkatës.

“Fotoja është në farmaci, e cila nuk është e imja. Por unë jam duke bërë praktikë prej 1 viti e gjysmë aty dhe duhet të përfundoj praktikën 3-vjeçare që të kem mundësi të marr licencën e farmacistit. Futbolli nuk do të zgjasë përgjithmonë dhe një ditë do të duhet të punoj farmacist”,- tha Muzaka.

Ndërkohë që për sa i përket problemit të pagave për lojtarët te klubi i Tiranës, Muzaka nuk ka dashur të japë një koment, duke shtuar se ka një kontratë me klubin deri në maj të këtij viti që do ta respektojë. /Blitz.al/

Kjo është fotoja e shpërndarë nga Muzaka në Instagram-in e tij personal:

gjergji muzaka

Share