Blitz

 Breaking News

E papritur! Ndahet nga jeta gazetari i njohur shqiptar…

E papritur! Ndahet nga jeta gazetari i njohur shqiptar…
October 08
11:41 2018

Një lajm i trishtë sot për gazetarinë në vendin tonë, pas njoftimit se Thimi Nika është ndarë nga jeta. Ai dha një kontribut të madh në gazetari, histori si dhe punoi si pedagog i jashtëm i Universitetit të Tiranës. Fatkeqësisht, sot në moshën 69-vjeçare ai u nda nga jeta.

Lajmin e ka dhënë miku i tij Agim Xhafka, i cili shkruan se Thimi Nika ishte shoku i të gjithëve.

Thimi Nika ka qenë për 20 vjet pedagog i jashtëm i Universitetit të Tiranës. Në vitin 1982 mbrojti gradën shkencore “Kandidat i Shkencave” dhe nga viti 1995 ishtë “Doktor i shkencave”.

Thimi Nika është autor i tre librave të botuar. Libri i tretë titullohet “Historia e Filatelisë Shqiptare”, në vitin 2013, vit i 100-vjetorit të pullës së parë kombëtare shqiptare.

Ai koleksiononte pulla dhe histori postare, monedha e kartëmonedha, kartolina dhe fotografi shqiptare.

Postimi i plotë i Agim Xhafkës:

“JAVA NIS KEQ…

Qysh në mëngjes lexova që na la Thimi Nika. Fluturoi pa zbardhur dita që të mos na trazonte ëndërrat. Bëri atë që dinte më mirë; askush të mos ia mësonte hallet e tij.U mbështeta te tavolina dhe i thashë gruas:
– Thimi na la. Mbesa, sa pa hidhërimin tonë, pyeti:
– Çfarë profesioni kishte?
– Punonte shok, ashtu tërë jetën. – i thashë.
Dhe qëllova në shenjë. Ai qe gazetar, shef, drejtor, filatelist, historian, redaktor klasi, botues… Ama së pari ishte shoku i të gjithëve. Të dëgjonte pa fund, të këshillonte, të mësonte dhe veç qeshte. Sikur nxirrte zemrën mbi tavolinë.
Për dy orë gënjeja veten se lajmi do ishte fake. Por me sa duket duhet të mësohemi pa Thimin. Në se do më duhet këshilla e tij do dal në breg të Jonit e do nis drejt reve a zogjve hallin tim. Dhe Thimi do ma sjellë përgjigjen. Si? E di ai. Se atje mbi ne atij nuk i rrihet pa ne. Do e ngrejë një antenë e do flasim e shihemi. Me sms, me skype? Të presim siç prisnim mendimin e tij aq të çmuar.
Lamtumirë shok e mik. Mos na harro, ore!” /Blitz.al/

 

Share