Blitz

 Breaking News

E fundit, dy vëllezër kërcënojnë sërish të hidhen nga pallati në Durrës

E fundit, dy vëllezër kërcënojnë sërish të hidhen nga pallati në Durrës
September 08
11:03 2017

Dy vëllezërit Bejko nga Durrësi kanë kërcënuar se do të hidhen nga lartësia e pallatit ku banojnë, pasi përmbarimi ka shkuar në banesë për të ekzekutuar një vendim gjykate.

Vetëm para pak kohësh, gjykata e kishte vendosur që banesa në Lagjen Nr. 11, ku aktualisht banojnë dy vëllezërit, do t’i kthehet pronarit të saj.

Në kushtet e kundërshtimit të këtij vendimi, vëllezërit kanë hipur sërish në tarracën e pallatit dhe kërcënojnë të hidhen nëse banesa u merret e i jepet pronarit. Para pak ditësh, vëllezërit tentuan vetëflijimin për shkak të këtij vendimi të gjykatës. Ata janë shprehur se banesa e tyre u përket me të drejtë falë punës së babait dhe se nga ajo shtëpi do të dilnin vetëm të vdekur. /Blitz.al/

Share