Blitz

 Breaking News

E frikshme, nëna fshehu për 2 vjet në bagazhin e makinës vajzën e saj

E frikshme, nëna fshehu për 2 vjet në bagazhin e makinës vajzën e saj
November 16
21:29 2018

Një 50-vjeçare  ka mbajtur të fshehur për dy vjet vajzën e saj të porsalindur sepse askush nuk duhet të dinte për ekzistencën e saj. Ngjarja e frikshme ka ndodhur në vitin 2013 në Francë dhe është zbuluar nga një mekanik i cili duhej të rregullonte makinën.

Sipas “The Guardian”, mekaniku kishte dëgjuar zhurma që vinin nga makina dhe duke menduar se bëhej fjalë për ndonjë kafshë të vogël hapi bagazhin dhe gjeti Serenën e vogël e cila ishte në kushte çnjerëzore. Vajza e cila tashmë ka mbushur 7-vjeçe ndodhet në një qendër sociale. Në momentin që ajo është gjetur ka qenë në kushte të dëshpëruara dhe si pasojë e kësaj do të mbesë e paralizuar për të gjithë jetën,.

Serena ka ardhur në jetë nga një marrëdhënie jashtëmartesore. Rosa Maria Da Cruz përveç asaj kishte edhe 3 fëmijë të tjerë e për këtë vajzën kishte vendosur ta fshihte gjithmonë në makinë. Mbi gruan rëndojnë akuza si keqtrajtimi i të miturve dhe rrezikon deri në 20 vjet burg. Të shumta kanë qenë komentet që dënojnë këtë akt dhe kërkojnë që Rosa të marrë një dënim të përjetshëm.

/Blitz.al/

Share