Blitz

 Breaking News

Durrës, shpërthen në flakë makina e kandidatit për deputet të LSI-së

Durrës, shpërthen në flakë makina e kandidatit për deputet të LSI-së
July 14
14:59 2017

Një makinë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në qendër të qytetit të Durrësit.

Automjeti ka shpërthyer në flakë duke trembur të gjithë të pranishmit, teksa në vendngjarje ka shkuar zjarrfikësja për të shuar flakët dhe policia për të zbardhur atë që ka ndodhur.

Pak momente pas ngjarjes policia ka bërë me dije dhe pronarin e automjetit , e ai është Skerdi Bello, i cili mësohet se ka kandiduar në zgjedhjet e 25 qershorit si një nga emrat e LSI-së për këtë qark.

Bello renditej i 11-ti në listën e LSI-së.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit në makinën tip Benz, e cila në momentin e ngjarjes mësohet se ka qenë në lëvizje.

Nuk raportohet për persona të lënduar, por do të jenë hetimet e policisë ato që do hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen. /Blitz.al/

Share