Blitz

 Breaking News

Durrës – po çonin 2 vajza për prostitucion në Itali, arrestohen nga policia. Kush janë 3 durrsakët

Durrës – po çonin 2 vajza për prostitucion në Itali, arrestohen nga policia. Kush janë 3 durrsakët
July 14
10:06 2017

Tre persona janë vënë në pranga nga policia e Durrësit pasi tentuan të trafikonin 2 vajza adoleshente drejt Italisë me qëllim prostitucioni.

Policia e Durrësit bëri me dije se në kuadër të operacionit “Black Hats” vuri në pranga shtetasit:

  • Fitim Dumani (foto djathtas) 29 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Trafikimi i personave të rritur”;
  • Reinaldo Greca (foto majtas) 28 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Trafikimi i personave të rritur”;
  • Denis Shaba (foto e mesit) 28 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi: Nga veprimet hetimore të kryera për rreth 2 muaj u dokumentua me prova ligjore se shtetasi Denis Shaba gjente dhe shfrytëzonte me qëllim prostitucioni femra, ndërsa shtetasit Fitim Dumani dhe Reinaldo Greca kishin si qëllim trafikimin e tyre në shtetet fqinjë.

Aktiviteti kriminal kryhej zakonisht në zonën e plazhit, ku shtetasit e mësipërm në rolin e ndërmjetësve dhe tutorëve gjenin klientët, kundrejt pagesës 100- 300 €. Në sajë të një vëzhgimi të pandërprerë dhe profesional nga ana e specialistëve për Hetimin e Trafiqeve është bërë e mundur parandalimi i trafikimit të dy femrave drejt Italisë.

Specialistët kanë ndërhyrë dhe kanë kapur në flagrancë shtetasit Fitim Dumani dhe Reinaldo Greca, në PKK Durrës, në momentin për t’u larguar për në Itali, për të trafikur dy femra, shtetaset me iniciale K.B. 18 vjeçe dhe K.L. 19 vjeçe. Shtetaset K.B. dhe K.L. janë viktima të trafikut dhe janë akomoduar në një qendër sociale.

Vijon puna për zbulimin dhe dokumentimin e personave të tjerë të implikuar në këtë rrjet kriminal dhe personave të përfshirë në këtë veprimtari që i prisnin viktimat në shtetin fqinj. Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprat penale:

  • “Shfrytëzim prostitucioni” në ngarkim të shtetasit Denis Shaba parashikuar në Nenin 114 të Kodit Penal; •“Trafikimi i personave të rritur” në bashkëpunim në ngarkim të shtetasve Fitim Dumani dhe Reinaldo Greca parashikuar në Nenin 110/ a të Kodit Penal.
Share