Blitz

 Breaking News

Durrës, dy vëllezër të kapur për dore kërcënojnë se do të hidhen nga pallati

Durrës, dy vëllezër të kapur për dore kërcënojnë se do të hidhen nga pallati
September 05
10:57 2017

Një ngjarje e rëndë po ndodh në Durrës, ku dy vëllezër kërcënojnë se do hidhen nga pallati.

Dy vëllezërit me mbiemrin Bejko, banorë në Lagjen Nr. 11 të qytetit të Durrësit, janë zënë dorë për dore në tarracën e pallatit 4-katësh ku jetonin deri dje dhe kërcënojnë se do të vrasin veten duke u hedhur prej aty.

Atyre u ka ardhur në derë përmbarimi dhe i ka njoftuar të dalin jashtë nga pallati, sepse ai do t’u kthehet ish-pronarëve me vendim gjykate.

Por Bejkot kanë paraqitur prova se dokumentet që po i lënë jashtë, pa shtëpi, janë false dhe se vendimi i gjykatës është i paligjshëm.

Policia ka nisur negociatat për të mos i lejuar ata të kryejnë aktin e vetëflijimit./Blitz.al/

Njoftimi i policisë:
Dy banorë në Lagjen Nr. 11 të qytetit të Durrësit deklarojnë se do të vetëvriten.
Shkak është bërë kthimi i banesave të tyre tek ish-pronarët. Përmbarimi i ka kërkuar dy familjeve që të dalin nga banesat dhe t’ua kthejnë ato ish-pronarëve. Por këta banorë pretendojnë që dokumentacioni është fals dhe nxjerrja e tyre është e paligjshme. Për këto arsye, ata kanë deklaruar se nëse do t’i nxjerrin jashtë shtëpisë do të vetëvriten duke u hedhur nga pallati.

 

Share