Blitz

 Breaking News

Drama e familjes nga Librazhdi, pas djalit të paralizuar mbytet në lumë 14-vjeçari

Drama e familjes nga Librazhdi, pas djalit të paralizuar mbytet në lumë 14-vjeçari
August 16
11:37 2017

Një fatkeqësi e madhe ka pllakosur në familjen Alliu në Librazhd ku një 14-vjeçar është mbytur dje në ujërat e lumit Shkumbin.

Adoleshenti Klevis Alliu kishte shkuar në lumë bashkë me vëllain dhe kushëririn e tij dhe pavarësisht ndihmës që u përpoq t’i jepte njëri prej djemve i riu nga Hotolishti është mbytur.

Policia bëri me dije se ai është zhytur në vendin e quajtur “Hurdha e qymyrit” dhe nuk ka dalë më prej andej.

“Hurdha e qymyrit” është një gropë e thellë dhe e rrezikshme në lumin Shkumbin në këtë vend të rrjedhës së tij.

Ngjarja është cilësuar si aksidentale nga policia.

Sipas asaj që bëjnë me dije mediat lokale, familja Alliu ka një djalë tjetër të paralizuar.  /Blitz.al/

Share