Blitz

 Breaking News

Dosja “Habilaj”, Kryemadhi: Rama e Tahiri e dinë ku fshihen 3 zyrtarët e policisë

Dosja “Habilaj”, Kryemadhi: Rama e Tahiri e dinë ku fshihen 3 zyrtarët e policisë
November 23
18:22 2017

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka reaguar pas deklaratës së Ministrisë së Brendshme se nuk i gjeti në banesë pas kontrolleve 3 zyrtarët e policisë për të cilët është lëshuar nga Prokuroria për Krimet e Rënda urdhër arresti.

“Ky veprim i sotëm është në mbrojtje të bandave të drogës. Rendi nuk ekziston më në Shqipëri. Përfshirja në tregun e drogës së policisë së shtetit ka vërtetuar akuzat tona. Është pjesë e banditizmit të Habilajve. Ky veprim i sotëm është në mbrojtje të bandave të drogës. Sot e kësaj dite nuk janë ndaluar vëllezërit Habilaj, në kërkim. Vetëm Rama e Tahiri e dinë se ku fshihen, dinë lëvizjet e tyre. Ata kanë frikë se ndokush nga ata flet dhe nxjerr emrin e Ramës, përgjiegjësin kryesor të kanabizimit të vendit.

Ai ka më shumë frikë se tre policët e akuzuar, apo Haki Çako, njësoj të komplikuar në trafikun e drogës, ku fituan para për blerjen e votave më 25 qershor.

Duhet të bashkojmë  forcat e të shporrim një herë e mirë këtë qeveri krimi . Heshtja e tyre nuk do i shpëtojë dot nga fajësia e rrënimit të Shqipërisë,” u shpreh Kryemadhi.

Share