Blitz

 Breaking News

Dorëzohet në polici bashkëshorti i gjyqtares Majlinda Andrea

Dorëzohet në polici bashkëshorti i gjyqtares Majlinda Andrea
January 09
22:49 2017

Pas disa muajsh në arrati Odhise Andrea, ish-punonjësi i kuvendit dhe bashkëshorti i  gjyqtares së Gjykatës së Lartë Majlinda Andrea është vetëdorëzuar në polici.

Andrea ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia shqiptare, pasi akuzohet se ka marrë një shumë prej 50 mijë eurosh, ndërsa gruaja e tij gjyqtare u hetua në gjendje të lirë.

Ndaj Andreas ka nisur gjyqi në mungesë, ndërsa bashkë me të janë të arrestuar edhe dy persona të tjerë.

Bashkë me bashkëshorten, e cila është pezulluar nga detyra si gjykatëse pranë Gjykatës së Lartë, ata janë akuzuar për korrupsion.  Në momentin që do të ndaloheshin nga policia çifti u arratis nga vendi, por më në fund Odhise Andrea ka vendosur të dorëzohet./Blitz.al/

Share