Blitz

 Breaking News

Dorëhiqet nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës: “Jam në opozitë”

Dorëhiqet nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës: “Jam në opozitë”
July 27
17:19 2017

Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Brunilda Paskali, ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme. Vendimi i Paskalit ka ardhur pas miratimit një ditë më parë në Këshillin Bashkiak të vendimit për rritjen e tarifës së ujit të pijshëm në kryeqytet, siç raporton “Balkanweb”.

Lidhur me këtë vendim, Brunilda Paskali rrëfeu në një konferencë për shtyp: “Kam vendosur të jap dorëheqjen nga nënkryetare e Bashkisë së Tiranës. Një falënderim të veçantë shkon për këshilltarët e LSI-së për punën që kemi zhvilluar në këto dy vite. Si nënkryetare e Bashkisë së Tiranës jam përpjekur të bëj më të mirën për këtë bashki. Tani jemi në opozitë”, – u shpreh Paskali.

Në zgjedhjet e 25 qershorit, Brunilda Paskali kandidoi për deputete në qarkun e Korçës, ku renditej e treta në listë, por nuk mund të fitonte mandatin. Tani pritet të shohim se çfarë ndryshimesh të tjera do të ketë në rang vendor si pasojë e rezultateve të zgjedhjeve të qershorit ku PS do të kryesojë vendin me plot 74 mandate. /Blitz.al/

Share