Blitz

 Breaking News

Donald Trump është VETËM 6 vota larg rrëzimit nga pushteti

Donald Trump është VETËM 6 vota larg rrëzimit nga pushteti
August 18
13:20 2017

Ngjarjet e fundit të ndodhura në Charlottesville javën që lamë pas, të shoqëruara edhe me pakënaqësitë gjatë gjithë këtyre muajve qeverisje nga Trump, kanë bërë që te amerikanët të ulet besimi në presidencën e tij.

Elaine Kamarck, pjesë e “Brookings Institution” ka bërë një analizë të detajuar të politikave të Trump krahas përkrahjes që këto të fundit kanë pasur qoftë në senat, qoftë në publik. Rrëzimi nga pushteti i Trump kërkon plot dy të tretat e votave në senat…e deri tani, 12 republikanë janë shprehur publikisht se janë gati të rrëzojnë presidentin kur ai të jetë gabim. E nëse këtyre do t’u shtosh edhe 48 senatorët demokratë, Donald Trump është vetëm 6 vota larg rrëzimit.

Kamarck shkruan se rrëzimi kërkon arsye mjaft të forta siç mund të jetë marrëdhënia me Rusinë, dobësimi i bazës republikane, marrëdhënia e acaruar me Korenë e Veriut dhe politikat e brendshme si Obamacare dhe riaktivizimi i vatrave raciste në qytete si Charlottesville.

Tani, ngjarjet që do të pasojnë do të jenë vendimtare për të ardhmen e presidentit në rrezik të SHBA-ve, Trump. /Blitz.al/

Share