Blitz

 Breaking News

“Dje ishte vajza ime, nesër mund të jetë një tjetër”,-Babai i polices që u plagos në protestë e quan të patolerushme dhunën e djeshme

“Dje ishte vajza ime, nesër mund të jetë një tjetër”,-Babai i polices që u plagos në protestë e quan të patolerushme dhunën e djeshme
November 23
17:30 2018

Gashi Nuka, babai i efektives së policisë, Ina Nuka, që humbi dy gishtat e dorës nga protesta e dhunshme dje para Kuvendit në një intervistë pvr Report Tv është  shprehur se gjendja e vajzës për momentin është e mirë, ndërsa pritet që të transportohet për në Turqi për mjekim të specializuar. Ai thotë së mjekët i kanë dhënë shpresë për gishtat pas ndërhyrjes në Turqi, ndërsa dhunën e cilësoi si të patolerueshme. 24-vjeçarja u plagos dje në tubimin e dhunshëm para Kuvendit, ku banorët e “Astirit” degraduan protestën e tyre në dhunë ndaj policëve.Nga përplasja u lënduan15 policisë dhe 3 qytetarë, ndërsa 25 persona u shoqëruan.

Si është gjendja e vajzës suaj?
Gjendja po përmirësohet për momentin. Ka dhimbje, por është më mirë. Problemi është te gishtat, i janë këputur dy gishta

Çfarë iu kanë thënë mjekët?
Na kanë dhënë një fare shprese, por jashtë vendit në Turqi

Kur do të niset?
Nga momenti në moment, sapo të jetë gati

Çfarë iu tha kryeministri?
Komunikoi bashkëshortja, tha që do të bëjmë çfarë është e mundur për vajzën që të rregullojmë gishtat sikur i pati. Jemi me shpresë.

Si e gjykoni atë që ndodhi dje?
Dhuna është e patolerueshme. Mesazhi im është që të mos ndodhë më ajo ndodhi, pasi dje ishte vajza ime, nesër mund të jetë një tjetër. Kushdo ka të drejtë për protestë 24 orë non stop, por pa dhunë.

Kush mendoni se është përgjegjës?
Nuk kam çfarë të them, nuk bëj njeri përgjegjës, pasi nuk kam parë gjë si ndodhi ngjarja

 

Share