Blitz

 Breaking News

Djali i  Azem Hajdarit emërohet në detyrë pranë Korporatës Elektroenergjitikë Shqiptare

Djali i  Azem Hajdarit emërohet në detyrë pranë Korporatës Elektroenergjitikë Shqiptare
April 11
21:21 2020

Djali i  Azem Hajdarit është emëruar në detyrën e Specialistit Teknik, pranë Korporatës Elektroenergjitikë Shqiptare (KESH).

Panorama.al ka siguruar kontratën e punës së Kirjard Hajdarit, e cila është firmosur për tri muaj si fillim, që është dhe periudha e provës.

Në kontratë thuhet se Kirjard (Kiri) Hajdari ka nisur marrëdhënien e punës më datë 12.02.2020.

Ai do të ushtrojë detyrën pranë Departamentit të Zhvillimit Strategjik në Vlorë në pozicionin e specialistit teknik.

Ndërkohë që në dokument thuhet se paga e tij është 95 mijë lekë të reja.

Kirjard Hajdari ka punuar më herët si jurist pranë Bashkisë së Tiranës, ndërkohë që është marrë dhe me biznese private.

Share