Blitz

 Breaking News

Dita kundër AIDS, ja statistikat e të prekurve nga kjo sëmundje në Shqipëri

Dita kundër AIDS, ja statistikat e të prekurve nga kjo sëmundje në Shqipëri
December 01
13:31 2018

1 dhjetori është dita kundër Sidës, ditë që festohet për të 30-tën herë. Synimi i saj është të kujtojë të prekurit nga kjo sëmundje, dhe të bëjë ndërgjegjësimin e njerëzve mbi të. Informacioni është shumë i rëndësishëm, prandaj dhe motoja e këtij viti është “Dija të jep fuqi”. Përsa i përket statistikave për në Shqipëri, ka më shumë se 1400 të prekur dhe shumica janë meshkuj.

Gjendja në Kosovë e Shqipëri
Kosova ka përhapje të ulët të virusit HIV si në përgjithësi në popullsi ashtu edhe në grupet e popullsisë që preken më shumë. Investimet në luftën kundër AIDS, Kosova i ka përqëndruar në parandalimin e sëmundjes. Për Kosovën informacionet i gjen në Global Fund, një instrument me qendër në Gjenevë, i krijuar në 2002. Programet e shëndetit publik në Kosovë, luftojnë për të drejtat e njeriut, sepse kanë pengesa në arritjen tek pjesë të ndryshme të popullsisë si të burgosurit, minoritetet dhe grupet e tjera të rrezikuara.

Për Shqipërinë të dhënat gjenden në raportin e UNAIDS, të publikuar javën e kaluar. 66 përqind e njerëzve të infektuar me HIV në Shqipëri e dinë që janë të infektuar. 42 përqind e të prekurve marrin trajtim mjekësor. 14 përqind e të sëmurëve kanë virus ngjitës. 1400 vetë jetojnë në Shqipëri me virusin HIV, 100 raste të reja infeksoni ka pasur në vitin 2017, më pak se sa 150 në vitin 2016. Pjesa më e madhe e të prekurve në Shqipëri janë burra heteroseksualë.

Numri i njerëzve që kanë humbur jetën prej sëmundjes ka rënë nga 23 më 2016 në 15 në vitin 2017. Shqipëria vazhdon të ketë probleme në mbulimin e trajtimit mjekësor të të prekurve, këtë e tregojnë edhe shifrat. Vetëm 42 përqind e të sëmurëve me virusin HIV në të gjitha moshat kanë marrë trajtim mjekësor në vitin 2017. Një numër i vogël klinikash shëndetësore në Shqipëri ofrojnë kontroll për sëmundjen HIV.

Ndërsa në Evropë vendet me përhapje të lartë të AIDS janë Estonia, Ukraina, Rusia, Lituania dhe Portugalia.

Burimi: BalkanËeb

Share