Blitz

 Breaking News

Dhelpra e ngrirë në akull, simboli i acarit në Europë

Dhelpra e ngrirë në akull, simboli i acarit në Europë
January 13
14:56 2017

Një imazh i jashtëzakonshëm është shpërndarë në rrjet, që tregon një dhelpër të ngrirë brenda një blloku akulli, që është nxjerrë nga lumi, në një kohë kur temperatura tejet të ulëta u regjistruan këto ditë në Europë.

Dhelpra ka ngrirë në lumin e Danubit që në datën 9 janar, por është gjetur 4 ditë më vonë.

Përgjatë lumit të Danubit në Rumani, autoritetet rumune kanë ndalur lundrimin në një gjatësi prej 565 miljesh, pasi akulli i tepërt mund të ketë rrezik.

Temperaturat e ulëta në kontinentin europian këtë javë shkaktuan vdekjen e 60 personave.  /Blitz.al/

dhelpra

Share