Blitz

 Breaking News

Detaje nga tragjedia në Vlorë: I riu shkon të shpëtojë dy motrat, por mbytet edhe vetë

Detaje nga tragjedia në Vlorë: I riu shkon të shpëtojë dy motrat, por mbytet edhe vetë
July 15
16:36 2017

Tre të rinj janë mbytur sot në plazhin e Zvërnecit pranë Portonovës në Vlorë.  Sipas Balkanweb, dy prej personave që kanë humbur jetën, dy vajzat që rezultojnë të kenë qenë motra, kanë hyrë në ujë të lahen, por rrymat e forta dhe dallgët i kanë rrëmbyer me vete.

Motra tjetër e tyre ka shkuar t’i ndihmojë dhe ka thirrur për ndihmë edhe një djalë nga Maqedonia që ndodhej në plazh. Të katërt kanë luftuar me dallgët për të ndihmuar njëri-tjetrin, por vetëm vajza që i ka kërkuar ndihmë djalit  ka dalë e gjallë ndërsa tre të tjerët kanë humbur jetën.

Në bazë të bisedës që ajo ka shkëmbyer me efektivët e policisë ka deklaruar se i ka kërkuar ndihmë një të riu i cili fatkeqësisht u mbyt bashkë me dy motrat e saj. Ende nuk janë bërë të ditura identitetet e viktimave. /Blitz.al/

Share